Me ftesë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron në vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.
Delegacioni është i përbërë nga: Xhavit Haliti, Slobodan Petroviq, Time Kadriaj, Rexhep Selimi, Doruntinë Maloku- Kastrati , Ganimete Musliu, Zoran Mojsiloviq, Haxhi Shala dhe Danush Ademi.
Gjatë ditës se djeshme, delegacioni ka takuar personalitete të larta në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Rose E. Gottemoeller, zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, Jamie Shea, zëvendësndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm, Michel Soula, kryesues i sektorit A në Divizionin e Operacioneve, Robert Pszczel, zyrtar i lartë për Rusi, Ballkanin Perëndimor në Divizionin e Diplomacisë Publike, etj.
Ndër temat kryesore që po atje diskutohen janë: bashkëpunimi i Kosovës me KFOR-in dhe NATO-n, Gjykata Speciale, demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi, rëndësia e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ngritja e kapaciteteve FSK-së dhe mbështetja e mëtejme e saj.nat