Për ta mbrojtur nënën e saj nga COVID-19, infermierja jetoi e mbyllur nëntë muaj

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Sarah Link, me profesion infermiere, kishte jetuar nëntë muaj e izoluar për ta mbrojtur nënën e saj nga koronavirusit.

Së bashku me bashkëshortin e saj Garyn, infermierja “u nda” nga nëna e saj 84-vjeçare në Black Country derisa thotë se gjatë kësaj kohe ishte mërzitur shumë.

“Kam qarë shumë në karvan. Nëse nuk do e kisha bashkëshortin, s’do ia kisha dalë mbanë”, ka thënë Link.

Link ka potencuar se po të duhej do e bënte përsëri të njëjtën gjë, shkruan BBC.

“Do ta bëja çdo herë, do kisha bërë gjithçka për të mbrojtur nënën”, ka thënë ajo, e cila nuk e kishte përqafuar nënën e saj që nga muaji marsi.

“Ishte si të fitoja lotari, të zgjohesha në një shtrat të duhur. Ne jemi në gjendje të ngrohtë. Nuk do të isha më e lumtur nëse do të kisha fituar një milion funte”, pohoi Link.

Të ngjashme