Për “trashëgiminë e shtetësisë” në Britani, 11.400 euro kush mbush 25 vjeç

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 15:40 | Nga

Qeveria britanike ka hartuar një plan për “trashëgiminë e shtetësisë”, që shpërblen të gjithë personat që mbushin 25 vjeç, me mbi 11 mijë euro. Qëllimi i këtij plani është të vendosë barazi mes brezave dhe t’i japë një shtysë të rinjve për jetën e tyre.

10 mijë sterlina, apo e thënë ndryshe 11400 euro për të gjithë të rinjtë që mbushin 25 vjeç: ky është plani, i pagëzuar si “trashëgimia e shtetësisë”, që po studion Mbretëria e Bashkuar falë një komisionit të drejtuar nga ish-nënsekretari konservator për Arsimin, David Willetts. Ky është një kompensim që u lejon të rinjve që të zhvendosen tek një banesë tjetër, të paguajnë studimet, të hapin një aktivitet apo të ndërtojnë një fond pensioni.

Qëllimi kryesor i këtij projekti, sipas komisionit që po e zhvillon, është të shtyjë të rinjtë të marrin iniciativa të ndryshme dhe të përfitojnë një lloj mënyre siguri ekonomike. Gjithashtu kërkon të vendosë një ekuilibër mes gjeneratave. Të moshuarit në Britani janë shumë të pasur pasi kanë trashëguar shumë pasuri, ndërsa të rinjtë janë ende në kërkim të një pune të përhershme.

Ndërkohë, financimi i kësaj iniciative parashikon dhe një reformë në taksën e trashëgimisë. Në Mbretërinë e Bashkuara vetëm trashëgimia sipër 1 milionë sterlina taksohet me 40%: komisioni propozon që të taksojë me 20% trashëgiminë që shkon deri në gjysmë milioni dhe në 30% atë sipër këtij niveli. Raporti i publikuar nga komisioni tregon se “të rinjtë hasin më shumë rreziqe dhe përfitojnë më pak të mira material se sa paraardhësit e tyre. Hartuesi i planit thotë se duhet rregulluar ekuilibri në mënyrë që të mbahet premtimi i demokracisë së barabartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme