Tusk: BE-ja vazhdon të jetë e hapur për një ndryshim mendimi nga Britania e Madhe

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 13:07 | Nga

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk garantoi të martën në Strasburg se BE-ja vazhdon të jetë e hapur ndaj një ndryshimi të mendimit të Britanisë së Madhe në lidhje me Brexit, ndërkohë që ideja e një referendumi të dytë është shfaqur ditët e fundit.

“Nëse qeveria britanike i qëndron vendimit të saj për t’u tërhequr, Brexit do të bëhet një realitet me të gjitha pasojat e tij negatine në mars të vitit të ardhshëm, përveç, nëse ka një ndryshim të mendimit nga ana e miqve tanë britanikë”, tha Tusk gjatë një deklarate para Parlamentit Evropian të mbledhur në seancë plenare, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

“Në kontinentin evropian, zemrat tona vazhdojnë të jenë të hapura”, shtoi ai.

Në të njëjtën linjë vazhdoi edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker duke mbështetur deklaratat e kolegut të tij.

Liberaldemokratët dhe forca të tjera proevropiane në Britani të Madhe kanë bërë thirrje shpesh herë për një referendum të dytë, duke argumentuar se votuesit britanikë nuk i kishin kuptuar të gjitha implikimet që kjo sillte gjatë votimit të tyre më 23 qershor 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme