FSK me marrëveshje bashkëpunimi me Britaninë e Madhe

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 16:22 | Nga

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connel nënshkruan sot amendamentin e Marrëveshjes Bilaterale të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për FSK-në dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, të nënshkruar në vitin 2009.

Ministri Berisha shprehu mirënjohjen për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe qeverisë së saj si partner strategjik i Kosovës, për përkrahje gjatë gjithë procesit historik të lirisë, pavarësisë dhe tani në synimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Ministri i FSK-së e theksoi rolin kyç të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të FSK-së për shkollime, trajnime dhe ushtrime fushore.

Berisha përmendi kontributin në rrafshin diplomatik e këshillues përmes ushtarakëve dhe personelit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në, duke përfshirë edhe këshilltarin bilateral në ministri e gjithashtu edhe atasheun e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut në Republikën e Kosovës.

Ambasadori O’Connel përgëzoi ministrin Berisha për angazhimin dhe sukseset konkrete të FSK-së, sidomos për suksesin e treguar në integrimin e komuniteteve jo shumicë në FSK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme