Përafrimi i legjislacionit me BE – ekspertët: Ligjet po merren copy-paste, s’bazohen në praktikat vendore

Prishtinë | 08 Tet 2022 | 08:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përafrimi i ligjeve të Kosovës me ato të Bashkimit Evropian (BE) si parakusht për integrim, po vlerësohet se është në rrugë të duhur nga njohësit e integrimit, raporton Ekonomia Online.

Krahas kësaj, analistët japin kritika në aspektin e implementimit të këtyre ligjeve.

Analistët mendojnë se në Kosovë po vazhdon trendi i orientuar te përkthimet e ligjeve ose marrja e tyre si copy-paste.

Profesori universitar, Afrim Hoti, tha për Ekonomia Online, se shtetet që janë treguar të suksesshme ka qenë fakti kur ligjet janë bërë në përputhje me rrethanat e veta.

“Denitivisht mendoj që është shumë e nevojshme që të bëhet përafrimi dhe harmonizimi i legjislacionit të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian. Kjo nuk është detyrë vetëm e Kosovës por është detyrë për secilin shtet i cili synon që të jetë pjesë e BE-së. Çështja e hartimi të ligjeve është çështje në vete, sikundër që zbatimi i tyre është poashtu çështje në vete”.

“Shtetet mund të shfrytëzojnë ose të marrin modele të akteve ligjore anëtare të BE-së, por se në secilin rast hartimi i akteve juridike duhet të mbështeten në rrethanat që kanë ato specifikisht. Praktika deri më tani ka treguar që shtetet janë treguar të suksesshme kur ligjet i bëjnë në përputhje me rrethanat e veta”, u shpreh Hoti.

Hoti e sheh këtë si progres, por që ka kritika se përafrimi i ligjeve nuk po bëhet bazuar në rrethanat në të cilën gjendet Kosova.

“Është obligim i shtetit para se të jetë pjesë e BE-së të bëjë harmonizimin e legjislacionit. Mendoj se në këtë drejtim është shënuar progres i madh, sidoqoftë ka shumë rrugë përpara. Trendi aktual siç duket është i orientuar tek përkthimet e ligjeve dhe që fatkeqësisht në masë të madhe, i shoh që ligjet tona nuk i marrin për bazë rrethanat që i ka Kosova”, tha ai.

Njëjtë mendon edhe profesori Dorajet Imeri. Ai thotë për Ekonomia Online se harmonizimi i këtyre ligjeve është kriter për vendet që aspirojnë të jenë anëtare të BE-së.

“Në procesin e Bashkimit Evropian ne kemi harmonizim të legjislacionit që është kriter themelor për vendet aspirante për Bashkim Evropian. Ne kemi një Komision Parlamentar që është për Legjislacion që është pjesë e pandashme dhe Komisioni për integrim Evropian, që është permanent në Kuvendin e Kosovës, që nënkupton se secila nismë legjislative në Kuvend duhet të kalojë edhe përmes Komisionit Evropian. Problemi është që ne nuk po arrijmë t’i impelementojmë ato dhe nuk po japin efektet e duhura”, u shpreh Imeri.

Të ngjashme