Juventusi do të jetë nikoqir i Lazio për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 34-të në Serie A.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që luhet në “Allianz Stadium” nga ora 21:45.
Për këtë ballafaqim, Maurizio Sarri do të jetë pa, Federico Bernandeschin që ka plotësua numrin e kartonëve të verdhë dhe Giorgio Chiellini, Mattia de Sciglio e Sami Khedira që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Lazio nuk mund të llogarisë në, Joaquin Correa, Lucas Leiva, Stefan Lulic dhe Marusic, që janë po ashtu të lënduar.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Ramsey, Bentancur, Rabiot; Douglas Costa, Higuain, Ronaldo.
Formacioni startues i Lazios: Strakosha; Bastos, Luiz Felipe, Acerbi; Lazzari, Milinkovic-Savic, Parolo, Cataldi, D Anderson; Immobile, Caicedo.