Të pish lëng limoni e kemi dëgjuar, por ta përdorësh në fytyrë ka veprim të shumëfishtë si një agjent shtrëngues, antibakterial dhe antioksidues për lëkurën.
Thjesht fërkimi i fytyrës tuaj me disa pika limoni mund të ndihmojë për të luftuar puçrrat, për të parandaluar yndyrën e lëkurës, hequr njollat, hidratuar dhe shndritur lëkurën.
1. Lufton aknet
Përdoreni lëngun e limonit për shenjat e puçrrave. Lëngu i limonit përmban vlera antibakteriale që mund të parandalojnë aknet. Fërkoni pak lëng limoni rreth zonës me akne, lëreni gjithë natën dhe shpëlajeni në mëngjes.
2. Shtreson lëkurën
Lëngu i limonit përmban acid citrik i cili vepron si eksfoliant natyral dhe heq qelizat e vdekura të lëkurës.
3. Parandalon yndyrën e lëkurës
Limoni eshte nje shtrengues i fuqishem dhe mund t’ju ndihmoje ne mbylljen e poreve, kesisoj edhe redukton yndyren e lekures.
4. Heq njollat
Prekni njollat e errëta te fytyrës me pak lëng limoni para se te shkoni ne shtrat. Lajeni fytyrën ne mëngjes. Njollat e errëta do të zbehen gradualisht, pasi limoni është një agjent zbardhues natyror.
5. Hidraton
Përzieni lëngun e 1 limoni me 1 luge vaj arre kokosi dhe mjaltë. Kështu përfitoni një hidratues të mirë për lëkurën. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
6. Zbardh lëkurën
I pasur me Vitamine C, lëngu i limonit mund te ndihmoje ne prodhimin e kolagjenit, i cili mund ta shtrëngojë dhe zbardh lëkurën.
Mjafton ta lyeni fytyrën me pak lëng limoni para se të shkoni ne shtrat dhe ta shpëlani në mëngjes.