Florentino Perez i cili është president i skuadrës Real Madrid, është zemëruar pasi ka kuptuar që Barcelona kishte nënshkruar kontratë me francezin Jean-Clair Todibo.
Me sa duket, Real Madrid ka qenë duke monitoruar lëvizjet e 19 vjeçarit para se ai t’i bashkohet skuadrës katalunase, shkruan Goal.
Presidenti Perez nuk ishte në dijeni që qendërmbrojtësi ka qenë në bisedime me Barcelonën dhe tani ai është i detyruar që të kërkojë opsione të tjera.