Florentino Perez është duke punuar që të gjejë një trajner për sezonin e ri 2018/19, pasi ka humbur besimin në Zinedine Zidane.
Real Madrid është eliminuar nga Copa del Rey, është 19 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga dhe gara e vetme ku po garon është Liga e Kampionëve.
Sipas Mundo Deportivo, Perez tashmë ka vendosur dhe gjatë verës së ardhshme do të bëjë ndryshime.
Dëshira e tij më e madhe do të jetë përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, i cili shihet si adekuat për të bërë revolucion në Madrid.
Në rast se Low refuzon të marrë drejtimin e Realit, atëherë alternativa tjera janë, Mauricio Pochettino, Maurizio Sarri, Guti dhe Massimiliano Allegri.