Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka filluar të mendojë për përforcime.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do t’i transferojë edhe tre lojtarë të tjerë pas humbjes së klubit të tij në Superkupën e Evropës kundër Atletico Madridit, raporton Don Balon.
Pasi humbën ndeshjen me rezultat 4-2 ne pjesët shtesë, Perezi beson se skuadrës së tij i nevojiten më shumë lojtarë, dhe për këtë arsye do të blejë edhe tre lojtarë para se të mbyllet afati kalimtar, përcjell Gazeta Express.
Pozitat të cilat drejtuesi i klubit madrilen dëshiron t’i përforcojë janë: mesfusha, mbrojtja e krahut të majtë dhe sulmi.
Pas largimit të Ronaldos në Juventus për 105.3 milionë euro, Real Madridi nuk kanë blerë ende një sulmues i cili do të mund ta zëvendësonte atë. Në një intervistë, trajneri i klubit, Julen Lopetegui, kishte thënë se zëvendësuesi i tij do të ishte Gareth Bale.