Përfaqësues nga Autoriteti i të Hyrave të Ugandës vizitojnë ATK-në

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 15:44 | Nga

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka pritur sot në takim një delegacion nga Autoriteti i të Hyrave të Ugandës.

Qëllimi i kësaj vizite është marrja e përvojave dhe praktikave nga ATK-ja, në fushën e përmirësimit të performancës së administratës tatimore. Ky delegacion kryesisht është i fokusuar në organizmin e përgjithshëm të Administratës Tatimore, zhvillimet në menaxhimin e proceseve të përmbushjes tatimore, fushën e teknologjisë informative-sistemit elektronik EDI, si dhe aplikacioneve të tjera të këtij sistemi, i cili është vlerësuar mjaft mirë nga raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare.

Delegacioni në fjalë do të qëndroj në Kosovë-konkretisht në ATK për disa ditë, ku do të kenë një agjendë të ngjeshur me takime në departamentet e fushave me interes.

????????????????????????????????????

Të ngjashme