Përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe zyrës së BE-së marrin pjesë në Kuvend

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe zyrës së Bashkimit Evropian kanë marrë pjesë sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur sërish pas kërkesës së radhës për vazhdimin e seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.

Në Kuvend kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e Aleancës.

Ndërkohë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë paraqitur në sallë, ndërsa kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk e ka thirrur vazhdimin e saj.

Të ngjashme