Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Paçarizi tha se PDK-ja tashmë ka hyrë në një fazë të re politike, e cila, sipas tij, mund të jetë veçanërisht problematike gjatë muajit shtator.Këto veprime që i pamë ditët e fundit nga Partia Demokratike e Kosovës mendoj që i takojnë, janë të duhurat për një parti opozitare, sidomos për një parti opozitare si Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka qenë realisht në shënjestër të disa sulmeve jo shumë korrekte nga jo politikisht korrekte nga lëvizja Vetëvendosje dhe ata tashmë duan që të dalin në pah por sado që janë kreative, sadoqë janë të pëlqyeshme në një farë mënyre nga publiku, unë prapë se prapë mendoj që edhe Partia Demokratike e Kosovës, edhe Aleanca apo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk guxojnë të kalkulojnë në kurriz të kushtetutës dhe të rendit demokratik. Domethënë në këtë në këto situata kur ata vetë deklarojnë që zotri Kurti po eminon sistemin kushtetues dhe demokratik të shtetit të Kosovësata duhet të shndërrohen në gardian të kushtetutës të rendit dhe të ligjit dhe t’i trajtojnë këto çështje edhe paralelisht me veprimet e tjera edhe në rrugën institucionale”, ka deklaruar Paçarizi.