Në kuadër të takimeve me nxënësit, kujdestarët e klasave dhe mësimdhënësit, zyrtarët nga Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport kanë zhvilluar takime në shkollat: “SHMU 2” Vushtri, “Eqrem Qabej” Mitrovicë dhe “Ahmet Hoxha” në Ferizaj.
E pranishme ishte edhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport Leonora Morina-Bunjaku, e cila uroi të gjithë nxënësit për fillimin e garave. Ajo, me këtë rast, veç tjerash tha: Ju uroj të gjithë juve nxënës, mësimdhënës, arsimtarë, profesorë për fillimin e Garave në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. Tani të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës do ta kenë mundësinë që të jenë pjesë e garave.
Nxënësit dhe mësimdhënësit, në shkollat ku u zhvilluan takimet, shprehen gatishmërinë për të qenë pjesë e garave. Ata treguan se tani kanë filluar që t’i plotësojnë tabelarët dhe të përgatiten për garat e Kreativitetit Kulturor dhe të Mendimit Kritik.