Përfaqësuesit e komunave zotohen se do të angazhohen maksimalisht që regjistrimi i popullsisë të kryhet me sukses

Prishtinë | 01 Maj 2024 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka organizuar takim me komunat për të diskutuar ecurinë e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024).

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se pjesëmarrës në këtë takim ishin: anëtarët e Komisioni Qendror të Regjistrimit (KQR), përfaqësuesit e komunave, anëtarët e Komisioneve Komunale të Regjistrimit (KKR) dhe stafi përgjegjës për Regjistrimin e Popullsisë në ASK.

“Në këtë takim u diskutua ecuria e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, për çka edhe U.d. Kryeshefi Ekzekutiv, z. Avni Kastrati tha se çdo javë do t’u dërgohen shifrat e regjistrimit, secilës komunë, për ta parë trendin e regjistrimit të qytetarëve në komunat e tyre. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e komunave u zotuan se do të angazhohen maksimalisht që regjistrimi i popullsisë të kryhet me sukses, pasi që ky projekt është edhe në interesin e vetë komunave”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme