Përfaqësuesit e PSD-së takojnë Apostolovën, flasin për disa tema

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, Shqipe Pantina dhe Dardan Sejdiu kanë takuar sot shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova.

“Përveç asistencës së BE-së në Kosovë e cila këtë vit do të përqendrohet në arsim, reformë të administratës, energji (përfshirë edhe ndihmë nga BE në zgjerimin e rrjetit të Termokos), sundim të ligjit, e zhvillim lokal, diskutuam edhe për Ligjin për pagat e dialogun me Serbinë”, thuhet në një postim të Sejdiut.

“Ndërhyrjet e PSD-së në përshpejtimin e amandamentimit e votimit te Ligjit për pagat dhe insistimi jonë për ulje të koeficientëve të lartë për krerët institucional e përfaqësuesit politik, ka bërë që të reduktohet hendeku i madh mes pagave në sektorin publik, si dhe në rritjen e pagave për arsim e shëndetësi”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme