Përfaqësuesit e studentëve paralajmërojnë protestë gjithëstudentore

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 12:41 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Parlamenti Studentor i UP-së dhe përfaqësues të tjerë të studentëve kanë mbajtur konferencë për medie. Aty shpalosën qëndrimet për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë – EQAR. Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen brenda 10 ditëve, ata do të organizojnë protestë gjithëpopullore, raporton Ekonomia Online.

Arjetë Bajrami, kryetare e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës tha se duke parë mungesën e perspektivës për student dhe politizimin e arsimit ky parlament në bashkpunim me parlamentet studentore të universiteteve publike në Kosovë dhe disa universitet private kanë bërë disa kërkesa.

“Ne kërkojmë nga qeveria dhe MASHT-i që të japin llogari për gjendjen e Agjencisë së Akreditimit dhe përjashtimin e saj nga EQAR, kërkojmë të ndërmerren hapa për depolitizimin e arsimit, kërkojmë një buxhet më të madh për vitin 2019”, tha Bajrami.

Ndërsa Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, tha se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen brenda 10 ditëve do të organizohet protestë gjithëstudentore.

“Në bashkpunim me gjitha parlamentet studentore të universiteteve publike në Kosovë dhe me disa universitete private kemi bërë këtë deklaratë të kërkesave dhe nëse ato nuk realizohen brenda 10 ditëve do të ketë protestë gjithëstudentore”, tha Berisha.

Të ngjashme