Kombëtarja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e meshkujve të martën do të niset për Estoni.
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, doli për ta përcjellur kombëtaren dhe u uroi fat për misionin e tyre.
Të përzgjedhurit e Miftar Ziberit, do të kenë një test të vështirë në rrethine dytë të kualifikimeve.
Kosova bën pjesë në Grupin D, së bashku me Estoninë, Rumaninë, Hungarinë, Rusinë dhe Malin e Zi.
Ky është kalendari i ndeshjeve të Kosovës, në kualifikimet e botërorit që do të mbahet në Itali dhe Bullgari në vitin 2018.
24.05.2017 – e mërkurë
Kosova – Hungaria, 20:30h
25.05.2017 – e enjte
Kosova – Estonia, 18:00h
26.05.2017 – E premte
Rumania – Kosova, 15:00h
27.05.2017 – E shtunë
Rusia – Kosova, 20:30h
28.05.2017 – E diel
Kosova – Mali i Zi, 17:30h
Lista e volejbollistëve të ftuar në kombëtaren e Kosovës:
– Heset Arapi
– Valon Nikqi
– Bardhyl Hajdaraj
– Adriatik Berisha
– Driton Bytyqi
– Alban Çeta
– Dardan Husaj
– Egzon Kalludra
– Skender Lajqi
– Faton Mustafa
– Durim Rexhepi
– Drilon Totaj
– Armend Berisha
– Edmond Drenogllava
Perzgjedhes: Miftar Ziberi
Trajner: Xhevat Buqani
Trajner: Bahri Gjinovci
Fizioterapeut: Valon Mustafa
Drejtor i kombetares: Naser Krasniqi