Performanca e komunave, indikator i fuqizimit të themeleve të shtetit

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 16:01 | Nga

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) e vlerëson angazhimin e komunave, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe partnerët si DEMOS dhe USAID në matjen e performancës komunale.

KLGI thekson se matja e performancës, përtej vlerësimit të arritjeve të komunave, është mjet i rëndësishëm i analizave dhe të dhënave që dalin nga komunat.

“Ky raport dhe raportet tjera në këtë fushë, përveç analizimit të të dhënave dhe rezultateve, duhet të na shërbejnë të gjithë akterëve në identifikimin e fushave ku ka ngecje në intervenim dhe përkrahje të komunave”, vlerëson KLGI-ja.

“Rezultatet e raporteve duhet analizuar me kujdes dhe duhet adresuar shpejt, duke mos hapur mundësinë e diskutimeve politike në këtë fushë. Indikatorët referues duhet avancuar në proces, ashtu sikurse edhe vetë niveli i performancës. Raporti duhet parë ashtu siç ka edhe vetë theksin se të dhënat e performancës duhet përdorur për ndikim më të shpejt në shoqëri”.

Instituti KLGI mbetet i përkushtuar dhe i fokusuar që në sinergji me të gjithë akterët t’iu ofrojë mbështetje komunave si formë dhe mundësi për avancimin e themeleve të shtetit, në këtë rast komunave.

Për ta parë raportin, klikoni KËTU

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme