Përfshihen nga flakët tri vetura në Pejë, ishte dyqan i automjeteve me qira

Prishtinë | 02 Pri 2024 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Tri vetura janë përfshirë nga flakët në një dyqan të automjeteve me qira në rrugën “Papa Kliment” në Pejë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka thënë se të lënduar për rastin në fjalë nuk ka, dhe se rasti ka ndodhur rreth orës 04:00.

Të ngjashme