Një spital në Ukrainë ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 është përfshirë nga flakët dhe si pasojë kanë humbur jetën katër persona.
Në mesin e viktimave është edhe një mjek i cili punonte në pavijonin e kujdesit intensiv në Spitalin Klinik Rajonal të Sëmundjeve Infektive në Zaporizhia, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka bërë të ditur se edhe dy pacientë janë në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve.
Zjarri ka shpërthyer pak para mesnatës së të enjtes në katin përdhes të spitalit pesë-katësh, ku pacientët me simptoma akute të frymëmarrjes ishin duke u trajtuar.