Ekonomia Online
FUNDIT

Përfshihet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri bodrumi i një ndërtese në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka. Sipas tij, njësitet e zjarrfikësve janë në vend të ngjarjes, të cilët kanë intervenuar menjëherë në shuarjen e zjarrit. “Mëngjesin e sotëm zjarrfikësit […]

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri bodrumi i një ndërtese në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka.

Sipas tij, njësitet e zjarrfikësve janë në vend të ngjarjes, të cilët kanë intervenuar menjëherë në shuarjen e zjarrit.

“Mëngjesin e sotëm zjarrfikësit kanë intervenuar në një bodrum i cili ishte përfshirë nga zjarri. Mbi bodrum me gjasë është një furrë buke. Ka vetëm dëme materiale”, ka thënë Zeka.

Të ngjashme