Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Tiranë

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka rënë në një pallat në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar panik te banorët që dolën menjëherë nga shtëpitë e tyre të alarmuar.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga elektrik i pallatit, ku flakët rrezikuan të përhapeshin me shpejtësi në të gjithë apartamentet.

Si pasojë e tymit kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /A2

Të ngjashme