Një incident zjarri ka ndodhur pak më parë në një objekt banesor në kryeqytet. Nga ky incident zjarri nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se incidenti i zjarrit u raportua të ketë ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën ‘Dëshmorët e […]
Përfshihet nga zjarri një objekt banesor në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur pak më parë në një objekt banesor në kryeqytet.
Nga ky incident zjarri nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se incidenti i zjarrit u raportua të ketë ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.
“Sot rreth orës 19:30, është pranuar informata për një incident zjarri (janë djegur njësorët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë”, tha ajo.
Ahmeti theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve të cilët edhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.“Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, shtoi Ahmeti.











