Përfshirja e grave në ndërmarrësi rrit zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 10:47 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mënyrë që të shihet se si mund të avancohet barazia gjinore në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimi i gruas në këtë sektor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka organizuar konferencën mbi rolin e gruas në zhvillimin ekonomik të Kosovës për të parë se si mund të tejkalohen barrierat në përfshirjen e tyre në zhvillimin e ekonomisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

Përkundër avancimeve që janë bërë gruaja në Kosovë vazhdon të jetë më pak e punësuar dhe më pak biznese të hapura nga gratë.

Aty u tha që qasja në financa mbetet si barrierë kryesore në fuqizimin e grave në ndërmarrësi.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci duke iu drejtuar atyre përfshirja më e madhe e grave në shumë fusha në të cilat ka nevojë në Kosovë kjo do ta rriste imputin makroekonomik.

“Ne të  gjithë do të donim ta ndryshonin situatën që e kemi në funksion të përfshirjes së grave dhe ne do të  mundohemi që idetë tuaja ti përfshijmë në politikat tona. Ne do të shohim se si ndikon hendeku i rolit gjinor në zhvillimin ekonomik. Ne sot kemi plot fusha që me një përfshirje më të madhe të grave do të rritej imputi makroekonomik. Dihet që sot fatmirësisht ka ndryshime ku pjesëmarrja e grave dhe dhënia e një roli udhëheqës bënë ndryshime në të gjitha sferat. Ne kemi pasur projektin WOW për gratë që shumica prej tyre sot shumica prej tyre veç janë punësuar”, tha ministri Stavileci.

I pari i legjislativit të vendit, Kadri Veseli në fjalën e tij drejtuar grave ndërmarrëse tha se nëse do të përfshihej gruaja më shumë në ekonomi do të kishte një rritje të GDP-së gjithashtu do të kishte edhe një zhvillim më të madh të shoqërisë, sepse si tha ai “gruaja është qeliza e saj”.

“Kohëve të fundit ka një aktivizim të grave dhe gjallërim të kësaj teme. Ajo çfarë mund të konstatojmë nuk mund të themi që gjendja është alarmante, por kemi ende hapësirë për të bërë. Për fat të keq kemi edhe dhunën në familje e cila nuk shprehet për arsye se ende mbetet mënyrë tradicionale. Ka edhe shumë për të bërë duke u nisur se ka ende paragjykime. Nëse do të përfshihej gruaja më shumë në ekonomi do të kishte një rritje në GDP gjithashtu do të kishim edhe një zhvillim më të madh të shoqërisë sepse gruaja është qeliza e saj. Ende trashëgimia nuk është e qartësuar edhe pse kemi një legjislacion adekuat bile ligji është shumë i avancuar”, tha Veseli.

Ai mori shembull gratë e Krushës të cilat tha se janë bërë shembull i suksesit, duke thwnw se edhe pse kishin plagë ato nuk u ndalën asnjëherë.

“Ka vullnet dhe kurajo nga gratë, ka vendosmëri për të marrë rolin e tyre në shoqëri. Aktualisht nuk i kemi politikat ekonomike adekuate dhe ende ka paragjykime edhe te kreditimi sepse bankat nuk janë të sigurta nëse gratë mund ta paguajnë kredinë”, tha ai.

Ai porositi gratë që të jenë më të vendosura në ngritjen e zërit të tyre.

“Për të mos mbetur vendi jonë i pazhvilluar dhe i paragjykuar duhet që sa më shumë gratë të forcojnë rolin në zhvillimin ekonomik”, përfundoi Veseli.

Kryetarja e G7, Lendita Kastrati tha se zhvillimi i sektorit privat është i një rëndësie të veçantë, pasi që konsiderohet si motor i zhvillimit ekonomik.

“Gratë ende janë  të margjinalizuara. Barrierat lidhen me nivelin jo të kënaqshëm me rolin e funksionimit të ligjit. Për gratë ende mbetet barrierë qasja në financa pasi që shumica prej tyre nuk trashëgojnë pasuri”, tha ajo.

Të ngjashme