Përfundojnë pa gjetje gërmimet në Kizhevak të Rashkës

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 20:19 | Nga

Kanë përfunduar gërmimet në Kizhevak të Rashkës së Serbisë, ku dyshohej për një varrezë masive me trupa të shqiptarëve.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Kryetari i komisionit qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, i cili tha se këto punime të cilat filluan në fund të vitit 2015 për dyshime për një varrezë masive, për të pestën herë të ndërprera e të vazhduara, janë përmbyllur pa ndonjë gjetje.

Gjetaj në prononcimin e tij tha se vendi dhe lokacioni ku dyshohej për varrezë masive, lajmëruar nga pala serbe, sipas informatave të fundit mund të jenë burim i mashtrimeve.

Sipas drejtuesit të komisionit qeveritar për Persona të Pagjetur, shifra e personave që konsiderohen ende të pagjetur nga lufta e fundit në vend, është 1660 qytetarë të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme