Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet për ribashkimin e Qipros

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 18:15 | Nga

Rrethi i fundit i bisedimeve për ribashkimin e Qipros përfundoi pa marrëveshje. Komunitetet e Qipros Greke dhe Qipros Turke janë ndarë që nga shpërthimi i konfliktit më 1974. Dy zonat i ndan një vijë që administrohet nga Kombet e Bashkuara.

Bisedimet në Zvicër, të cilat kanë nisur qysh në janar, janë parë si shans i mirë për ribashkimin e Qipros, por, pavarësisht disa shenjave të përparimit, ato përfunduan pa ndonjë marrëveshje.

“Për fat të keq, marrëveshja nuk ishte e mundur. Konferenca është mbyllur pa zgjidhjen e këtij problemi afatgjatë dhe dramatik”, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Një nga pikat më të vështira ka qenë mundësia e qëndrimit të 30 000 trupave turke edhe pas ribashkimit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se largimi i tyre “nuk vjen në diskutim” nëse Greqia nuk i heq 1 000 trupat e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme