Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
Në Bergamo, skuadra italiane, Atalanta ka arritur të mbajë portën e paprekur ndaj Real Madridit për 45 minuta, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas 45 minutave të parë në këtë ndeshje është 0-0. Skuadra italiane ka mbetur me 10 lojtarë në fushë pas vetëm 18 minutave lojë, pasi Freuler u ndëshkua me karton të kuq.
Real Madrid ishte më kërkuese, por nuk arriti të gjejë golin e avantazhit.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër mes Borussia Monchengladbach – Manchester City, skuadra angleze ka shkuar në pushim me epërsi minimale.
Ekipi i Pep Guardiolas kaloi në avantazh pas gjysmë ore lojë, me anë të sulmuesit anësor, Bernardo Silva, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Cancelos.