Përfundon aksioni i Policisë, lirohet për qarkullim rruga afër AKI-së

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 08:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë hequr shiritat e Policisë në pjesën ku po dyshohej për bombë, derisa është lëshuar për qarkullim edhe rruga për Fushë-Kosovë.

Vetura e personit që u arrestua afër AKI-së është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet e policisë kanë kontrolluar veturën e personit të dyshuar që mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar para AKI-së.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI-së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë”.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e  dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore”.

“Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”.

Të ngjashme