Nënkryetari i kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se do të njoftojnë me kohë për votimin e projektligjit për ndarjen e buxhetin, diskutimi mbi të cilin ka zgjatur dy ditë, raporton EO.
Ndërkaq, kuvendi po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të parapara.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës, ka diskutuar dy ditë për projekt buxhetin e vitit 2019, ku ka pasur diskutime dhe pyetje parlamentare mes ligjvënësve dhe ministrave.