Nën koordinimin e organizatës kulturo-artistike, Exarte, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna Fushë Kosovë dhe Institutit Yunus Emre është realizuar Edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar, “Euro Kosova Art” ku nga 8 vende të ndryshme të botës morën pjesë afro 40 artistë.
Në festivalin e cila u realizua ndërmjet datave 11-17 Tetor 2020 morën pjesë artistë të dalluar në fushat e tyre nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Bulgaria, Bosnja, Turqia dhe Franca.
Sipas organizatorit të Festivalit njëkohësisht edhe kryetari i shoqatës Exarte, Muhamet Ahmetit, artistët nga vendet të ndryshme të botës ndemjet kanë gjetur mundësinë ta shkëmbejnë eksperiencat ndërmjet vete kështu duke pikturuar motive të ndryshme të komunës së Fushë Kosovës e në veçanti nga kalaja e Harilaqit.
Në fjalimin e saj përshëndetës, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se në këtë Festival po marrin pjesë një numër i madh artistësh nga 8 shtete të botës. Fushë-Kosova sot është bërë qendër e kulturës botërore falë punës dhe angazhimit të këtij institucioni dhe të artistëve e piktorëve që po shprehin talentin e tyre.
Drejtori i Institutit Yunus Emre në Kosovë, Dr. Mehmet Ülker tha se artistët kanë kontribuuar në pasurimin e vlerave artistike pamore në Kosovë me krijimtarinë e tyre duke përçuar mesazhe tek publiku të cilat kanë sjellë një frymë të re.
“Është një kënaqësi që t’i kemi këta artistë me një histori të shkëlqyeshme dhe që kanë kontribuuar shumë në artin pamor. Kosova ka një popull të vogël por shumë të talentuar, kontributi ynë në këtë fushe siç ka qenë me herët do të vazhdoj edhe ne te ardhmen, sepse ne mendojmë dhe besojmë se arti është gjuha universal e njerëzimit andaj këtë festival e shohim si një aktivitet qe kontribuon në krijimin e marrëdhënieve të reja.
Ndryshe, punimet që dolën si rezultat i një jave pune u ekspozuan në programin përmbyllës.