Përfundon ëndrra evropiane për Ballkanin, pëson humbje minimale nga Slavia Praga në “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Ballkani e ka pësuar humbje në ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani ishte sonte nikoqir i Slavia Pragës.

Ndeshja e vlefshme për grupin G i takoi çekëve me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët nga Praga e shënoi Lingr në minutën e 75-të.

Ishte kjo humbja e tretë e skuadrës suharekase në fazën grupore të kësaj gare.

Me këtë humbje, Ballkani ka humbur gjasat për kualifikim tutje.

Ndeshjen e radhës dhe të fundit në grupe, Ballkani e luan në javën tjetër në Rumani ndaj Clujit.

Të ngjashme