Përfundon gara edhe për Smajlajn, nuk kualifikohet në finale

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Ka garuar në Lojërat Olimpike të Tokios edhe atleti tjetër shqiptar, Izmir Smajlaj, i cili konkurroi në baterinë A në kërcim së gjati, por nuk ia doli të sigurojë kualifikimin për në finale.

Atleti shkodran kërceu 7.81 metra në provën e parë dhe 7.86 metra në të dytën, ndërsa në tentativën e tretë bëri faull, duke e mbyllur konkurrimin e tij në vendin e 9 në baterinë A dhe në vendin e 17 në renditjen e përgjithshme.

Performanca e Izmir Smajlajt në Tokio ishte më e mirë se ajo në Lojërat Olimpike të Rios katër vite më parë, ku nuk shkoi dot përtej 7.72 metrave, por ishte larg rekordit të tij personal prej 8.11 metrash.

Të ngjashme