Përfundon interpelanca për Rastin Dehari, nuk votohet mocioni

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 18:27 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas disa orë debati të ashpër në seancën e Kuvendit, ku në interpelancë ishte thirrur kryeministri Ramush Haradinaj për Rastin Dehari, mocioni i propozuar nga Vetëvendosje nuk është votuar, për mungesë kuorumi.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka dashur të nxjerrë në votim rekomandimet, por pas numërimit është parë se në sallë ndodhen vetëm 52 deputetë.

Nga 52 deputetët e pranishëm në sallë, 27 votuan kundër, 23 për dhe 2 abstenuan.

Mungesa e kuorumit po ndodh shpesh kohët e fundit. Rekomandimet pritet të votohen/hedhen poshtë në seancën e ardhshme.

Mocioni i propozuar nga Vetëvendosje ka tri pika:
1. Realizimi pa vonesa i hetimit të pavarur ndërkombëtar si dhe bashkëpunimi pa pengesa nga institucionet ligj zbatuese të Republikës së Kosovës.
2. Shkarkimi i menjëhershëm i zyrtarëve brenda Policisë së Kosovës përgjegjës për rastin në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë dhe pa pengesa.
3. Shkarkimi nga pozita e Ministres në Kabinetin Qeveritar – Dhurata Hoxhës, si ministre nën udhëheqjen e së cilës dështoi përmbushja e detyrës zyrtare në lidhje me mungesën mbarëvajtjes së institucioneve korrektuese dhe pengesën në hetime të pavarura.

 

Të ngjashme