Përfundon intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së, nuk ka ankesa

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës, ka përfunduar intervistimin e kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës.

Kandidatët për rektor pas procesit të intervsitimit kanë vlerësuar se gjithçka ka qenë në rregull, duke i lënë tash në dorë Këshillit Drejtues që të vendos për rektorin e ri të UP-së, raporton Ekonomia Online.

Naser Sahiti, njëri nga tre kandidatët për rektor të UP-së, pas intervistimit, nga Këshilli Drejtues ka thënë se nuk ka parë ndonjë parregullsi, a po tendencë, për zgjedhjen e rektorit.

Ai ka thënë se shpreson që ai të zgjidhet, por që i takon Këshillit Drejtues, të vendosë.

“Besoj që vlerësimi do të jetë korrektë. Qëllimi im është që të zgjidhem rektor, por i takon Këshillit Drejtues të vendosë”, është shprehur ai.

Edhe Rron Gjinovci nga shoqëria civile që monitoron këtë proces thotë se  nuk ka parë ndonjë tendencë nga Këshilli Drejtues.

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor
Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Të ngjashme