Përfundon “Java e Krenarisë” në Kosovë, Kurti e figura tjera publike pjesë e paradës

Prishtinë | 08 Qer 2024 | 19:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” në sheshin e Prishtinës është përmbyllur Java e Krenarisë për këtë vit.

Në paradë morën pjesë edhe figura politike, përfshirë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryeministri Kurti tha se kjo paradë e afirmon diversitetin edhe e kundërshton stigmatizimin.

“Nëse besojmë në të drejtat e njeriut, atëherë duhet t’i flakim tutje paragjykimet. Disa njerëz janë më ndryshe, disa njerëz janë shumë më ndryshe, por që të gjithë jemi njerëz dhe duhet të jemi të barabartë. Pikërisht barazia na e mundëson bashkimin, e pamundëson përjashtimin dhe e garanton gjithëpërfshirjen,” u shpreh ai.

I pari i kryeqytetit, Perparim Rama, tha se ende ka punë për të bërë, në mënyrë që edhe komuniteti LGBT të ndihet sikurse të tjerët.

“Kjo paradë është e organizuar nga komuniteti te cilin ne e përkrahim, Prishtina po e tregon qe jemi një qytet për te gjithë, pra për me i përkrah të gjithë. Kemi ende shumë punë për të bërë, por ne duhet të përkrahim secilin qytetar të Prishtinës”, theksoi Rama.

Edhe deputetja, Mimoza Kusari Lila tha ky komunitet duhet të jenë të pranuar në shoqëri njejtë sikurse të tjerët.

“Komuniteti LGBT është dhe duhet të jetë i pranuar njejtë sikurse te tjerët, sikurse heteroseksualët”.

Se me çfarë sfida vazhdojnë të përballen personat e komunitetit LGBT, Blert Morina, aktivist tha se kërkesa primare vazhdon të jetë strehimorja pasi ka nga ata që vazhdojnë të jetojnë ende në ambiente të sigurta.

Parada që nisi tek sheshi “Skënderbeu” vazhdoi deri te Biblioteka Kombëtare, ku pjesëmarrësit e kësaj parade morën pjesë në koncertin i cili i dedikohet komunitetit LGBTIQ+.

Të ngjashme