Ka përfunduar në orën 13:00 mbledhja e nënshkrimeve për peticionin për shkarkimin e kryetarit shqiptar të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Njëri nga iniciatorët e nismës, Veselin Radoviq, ka thënë se numri i nënshkrimeve ka tejkaluar 20 për qind të nevojshme të votuesve të regjistuar në komunë.
“Sapo po e përfundojmë nënshkrimin e peticionit, kemi një numër të mjaftueshëm dhe pres që të ketë më shumë nënshkrime, prandaj shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj qytetarët e Leposaviqit për përgjigjen e tyre”, ka thënë Radoviq.
Ai ka theksuar se numri i saktë i nënshkrimeve do të dihet të hënën, si dhe se gjithçka ka shkuar mirë./KO