Miqësorja apo ndryshe siç u konsideruar gjërësisht nga publiku “vëllazërorja” Shqipëri-Kosovë ka përfunduar.
Shqipëria triumfoi në këtë ndeshje pa tifozë me rezultatin 2-1 në fushën e “Elbasan Arena”.
Golat u shënuan nga Balaj 31′, Uzuni 64′ për kuq e zinjtë dhe një penallti e realizuar nga Muriqi 85′ për verdhë e kaltrit.
Rastet nuk kanë munguar nga asnjëra palë, ndërkohë që goli i shënuar nga Kosova ishte falë një penalltie të shkaktuar nga kombëtarja shqiptare.