Përfundon ndërtimi i trotuarit në rrugën “UÇK” në Rahovec

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 13:21 | Nga

Kanë përfunduar punimet në projektin i cili është në bashkëfinancim në mes të Komunës së Rahovecit dhe projektit zviceran DEMOS, përfundimi i punimeve ka të bëjë me “Ndërtimin e trotuarit në rrugën e UÇK-së”, në qytetin e Rahovecit.

Në kuadër të projektit “Ndërtimi i trotuarit në rrugën e “UÇK-së”, në qytetin e Rahovecit, është punuar në kubëzimin e trotuarit, vendosjen e 65 shtyllave për ndriçim publik, mbjelljen e 160 drunjve dekorativ dhe krijimin e hapësirave të gjelbëruara publike.

Gjatësia e trotuarit është 1 mijë e 600 metra dhe fillon nga rreth rrotullimi në hyrje të qytetit dhe përfundon tek pompa e derivateve “Fatmiri Comerc”, gjerësia e trotuarit është 2 metra dhe 1 metër hapësirë gjelbëruese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme