Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) në Fushë-Kosovë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të Istogut.
Pas numërimit, bashkë me votat e rregullta, Haki Rugova i LDK-së del fitues me 10 033 vota para Gani Dreshajt të AAK-së, që ka marrë 10 018, raporton ekipi i Ekonomia Online nga QNR-ja.
Pra diferenca mes dy kandidatëve është vetëm 15 vota.
Fillon numërimi i votave me kusht e postë për Istogun (LIVE)
Ka nisur numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të Istogut. Procesin po e përcjell kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Në Istog dje është mbajtur rivotimi për kryetar komune ku në garë ishin Gani Dreshaj i AAK-së dhe Haki Rugova nga LDK.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor, Dreshaj ka fituar garën për këtë qytet me vetëm 52 vota diferencë.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1619517231425466/