Përfundon projekti “Zgjerimi i nënkalimit te ura në Vragoli”

Fushe-Kosove | 09 Nën 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Aktivitetet e Komunës së Fushë-Kosovës janë të fokusuara në përmirësimin e shërbimeve të qytetarëve, për një jetë më të mirë. Zgjerimi i nënkalimit te ura në Vragoli ka qenë nevojë primare për qytetarët e fshatit Miradi e Poshtme dhe fshatrave përreth.

Gjatë realizimit të këtij projekti është bërë pastrimi i terrenit, gërmimi dhe largimi i dheut për murin mbrojtës, punimi dhe betonimi i murit mbrojtës, rregullimi i pusetës dhe vendosja e gypit për largimin e ujërave, vendosja e kubëzave dhe anësoreve, vendosja e shenjave dhe ndriçimit, ekzekutimi i punës profesionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme