Ura në Vragoli bllokohet për qarkullim, banorët thonë se me këtë problem përballen saherë që ka reshje

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një nga fshatrat e komunes së Fushë Kosovës, në Vragoli, niveli i ujit është ngritur dukshëm, duke bllokuar tërësisht nënkalimin tek ura në kuadër të rrugës në drejtim të Pejës, raporton Ekonomia Online.

Agron Mirena banor i këtij fshati tha se çdo herë që ka reshje të mëdha kjo urë bllokohet për qarkullim që atyre u shkakton probleme në lëvizje.

“Kjo nuk është vetëm sivjet por qe 15 vjet. E kanë lënë keq se është nën nivelin e lumit. Këtu e vërshon gjithë uji. Sivjet është mirë çka bëhet, nuk mundemi të kalojmë as me fëmijë as me vetura. Është shumë keq sepse gjysma e fshatit jemi bllokuar. Duhet me gjetë alernativa për të kaluar këtej” ka thënë Mirena.

Mirena thotë sot janë ankuar disa herë, por që ky problem nuk është zgjidhur.

Ai tregon se mbrëmë një veturë ka mbetur nën urë, e cila është larguar gjatë ditës së shtunë.

“Jemi ankuar në komunën e Fushë Kosovës se kështu edhe rrezikohemi me vetura sepse nuk kemi kah të kalojmë. Mbrëmë ka mbetur një veturë deri vonë, kurse sot e kanë nxjerrë” ka shtuar ai.

Dëme të mëdha kanë shkaktuar vërshimet me të cilat u përballën shumë rajone në Kosovë ditët e fundit.

Të ngjashme