Sheshi i qytetit të Pejës sot është mbushur me protestues të cilët kanë dalë aty për ta kundërshtuar projektin për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.
Në këtë protestë, qytetarët kanë nënshkruar edhe një peticion për ta parandaluar ndërtimin e projektit në fjalë.
Aty ka folur edhe shqiptaro-amerikania Ellen Frank Lajqi, e cila është përfaqësuese e organizatës Environmentally Responsible Action (ERA).
Lajqi ka thënë se kurrë nuk do të duhet të lejohet ndërtimi i termocentraleve në Grykën e Rugovës, transmeton Klan Kosova.
“Deçani ka qenë mësimi jonë më i keq dhe më i mirë. Mësimi i keq ishte se e kemi parë me sytë tanë se çfarë ndikimi negativ do të sjellë një projekt i tillë. Mësimi i mirë ka qenë se ne jemi informuar se duhet të reagojmë siç po reagojmë tani”.
“Është thënë se mini-centralet nuk e dëmtojnë mjedisin por në fakt ato e shkatërrojnë ujin tonë të pijshëm. Rrezikojnë ujin për fushat tona për bujqësi. Rrezikojnë turizmin. Për më tepër rrezikojnë mjedisin”.
“Prandaj kushdo që thotë se një projekt i tillë nuk është i dëmshëm atëherë ne u themi se kanë gabim”.