Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet për qarkullim rruga Shtërpcë – Prevallë

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një njoftimi informon se është liruar për qarkullim rruga Shtërpcë- Prevallë.

Policia gjithashtu njofton se protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportiar për incidente.

”Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve.Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente. Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë  është e lirë për qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme