Përfundon rinumërimi i votave, ja sa vota mori Meliza Haradinaj-Stublla

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR).

Sipas informacioneve Meliza Haradinaj-Stublla nuk ka arritur të bëhet deputete ndërsa, vendin e saj e ka zënë Albana Bytyqi.

Meliza Haradinaj-Stublla ka marrë 67 vota më pak se që mori herën e kaluar, shkruan Infokusi. Nga 4,421 vota tani ka 4354.

Albana Bytyqi pas rinumërimit të vota ka marrë 41 vota me shumë se Haradinaj-Stublla.

Rinumërimi u bë si rezultat i një video-skandali se u bë manipulim me vota.


Të ngjashme