Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1408 vendvotimeve me vendim të PZAP-së.
Pas këtij rinumërimi NISMA përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
NISMA Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive.
Partia e Fatmir Limajt ka arritur jo vetëm ta ruajë këtë rezultat, por ta rris në 30 vota mbi prag dhe kështu pas rinumërimit NISMA edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi do të jenë deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e re.