Përfundon takimi i LDK-së, u diskutua për konstituimin e Kuvendit

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 16:34 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, me deputetët e zgjedhur të kësaj partie, ku është diskutuar për seancën konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të takimit, deputeti i zgjedhur, Besian Mustafa, tha se takimi ishte konsultativ.

“Sot me kryetarin Abdixhiku ishte takim konsultativ me deputetë, për të diskutuar procesin e seancës themeluese të Kuvendit. Të premtën do të jetë në takim me Kurtin. Takimi ishte konsultativ me Grupin Parlamentar”, tha Mustafa.

Po ashtu, është parë duke dal nga takimi edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili nuk u prononcua për medie.

https://vimeo.com/524953874

Të ngjashme