Përfundon takimi i liderëve me presidentin, i pranishëm edhe Shpend Ahmeti

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 18:12 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me liderët e koalicionit qeveritar në Presidencë, raporton Ekonomia Online.

Jashtë Kuvendit u pa kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.

Edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, njëherit bashkëkryesues i ekipit negociator për dialogun Kosovë – Serbi, është parë teksa ka dalë nga objekti i Kuvendit, aty ku është mbajtur takimi ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi,

Këto takime po bëhen pas qëndrimeve të ndryshme që kanë liderët kosovarë për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Të ngjashme