Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka takuar deputetët e rinj të kësaj partie të zgjedhur në zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit një orësh askush nuk ka pranuar që të deklarohet për medie se çka është diskutuar aty.
Nga zyra për Informim e kësaj partie u tha se mediet do të njoftohen për qëllimin e takimit përmes një komunikate.